Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla përmes një postimi në Facebook ka uruar punëtorët me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Ai ka shprehur mirënjohje për punonjësit e çdo sektori, qoftë publik apo privat, që falë kontributës së secilit, ofrohet çdo shërbim.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Punës! Nënë Tereza me të drejtë thoshte se “e magjishme nuk është që ne bëjmë punë, por se ne jemi të gëzuar kur punojmë”. Mirënjohje çdo punonjësi në çdo sektor, qoftë në publik apo në privat, falë punës dhe dedikimit të së cilëve, ofrohet çdo shërbim, prodhohet dhe funksionon ekonomia”, ka shkruar Balla.