Themeluesi dhe CEO i Metas, Mark Zuckerberg ka shtuar pasurinë me 11 miliardë dollarë dhe kështu është kthyer sërish në listën e dhjetë njerëzve më të pasur në botë.
Kjo ndodhi kur vlera e Metas, në pronësi të Facebookut dhe Instagramit, u rrit me 17 për qind. CNN raporton se me këtë rritje Zuckerberg fitoi 11 miliardë dollarë në vetëm një ditë.
Në Wall Street, ata prisnin që Meta të kishte rritjen më të ngadaltë në disa vite, por investitorët u kënaqën shumë pasi vunë re një rritje të numrit të përdoruesve në tre mujorin e parë të 2022, e cila është një nga kriteret kryesore.
Një rënie e mëparshme e vlerës së aksioneve ka ndikuar në vlerën e pasurisë së Zuckerbergut. Dy muaj më vonë, ai është përsëri në mesin e dhjetë njerëzve më të pasur në botë – pasuria e tij kap vlerën e 65 miliardë dollarëve.
Konkurrenti më i madh i Facebookut është TikTok dhe sfida e tij janë ndryshimet në politikën e sigurisë së Applet, si dhe bllokimi, jo vetëm i Facebookut, por edhe i Instagramit në Rusi.