Edhe pse “Big Brother VIP” tashmë ka përfunduar, i gjithë publiku është ende kurioz se çfarë po ndodh me ish-banorët tani që po vazhdojnë jetën e tyre normale jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Një prej tyre që na shkakton shumë të qeshura me të folurën e saj shumë të lezetshme është Beniada.
Kohët e fundit, u përfol goxha në media se mes Einxhel dhe Beniadës mund të kishte pasur një krisje në miqësinë e tyre.
Që pas përfundimit të “Big Brother VIP” Beniada dhe Einxhel nuk janë parë më bashkë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Pas përfundimit të spektaklit nuk ka pasur asnjë rast ku ato të jenë shfaqur bashkë, nisur dhe nga marrëdhënia e ngushtë që kishin.