-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve shkon në Kiev, takon Zelensky-n

Kryesoret

Pak ditë pas vizitës së Sekretarit të Shtetit Blinken dhe të Sekretarit të Mbrojtjes Austin, Shtetet e Bashkuara bëjnë një tjetër gjest diplomatik për të shprehur afërsinë e tyre me Ukrainën.

Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, aktualisht ndodhet në Kiev, ku u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Vizita u bë e ditur nga vetë Zelensky, duke publikuar një video të takimit në Twitter, ku morën pjesë edhe disa deputetë amerikanë.

“Ne po e bëjmë këtë vizitë për t’ju falënderuar për betejën tuaj për liri. Beteja juaj është për të gjithë. Angazhimi ynë është të jemi këtu deri në fund të betejës”, tha Pelosi në video.

“SHBA është një lider në mbështetje të fortë për luftën kundër agresionit rus,” tha Zelensky.

“Faleminderit që ndihmuat në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit