Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se SHBA dhe BE-ja presin që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, por është Beogradi vendos për këtë, pa presion.
Megjithatë, ai nuk tregoi qartë nëse do të kishte pasoja nëse Beogradi do të qëndronte në pozicionin aktual.
Hill thotë gjithashtu se Serbia duhet të “rimendojë” nëse beson se Rusia do ta ndihmojë në zgjidhjen e problemeve me Kosovën. Ambasadori amerikan ka folur edhe nëse ka ndonjë pritshmëri nga qeveria e re serbe, ndërsa ka treguar edhe se për çfarë kanë folur senatori Kris Murphy dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Hill tha se “Serbia duhet të veprojë si anëtare e BE-së dhe t’u bashkohet sanksioneve. “Është e qartë se kjo është politika jonë dhe nga ana tjetër Serbia duhet të mendojë për të”, tha ai.