-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi tregon bisedën me Bashën para dorëheqjes: Ishte përgjegjshmëri

Kryesoret

“Kam pasur një bisedë të gjatë me zotin Basha para dorëheqjes. Kam gjykuar se secila palë duhet të bënte hapa pas dhe i takonte kryetarit të bënte hapin e tij. Kam qenë në dijeni përpara shpalljes së dorëheqjes. Kam pasur dijeni disa momente përpara shpalljes së vendimit. Kam pasur një diskutim të gjatë me të, por edhe nënkryetarët e partisë, ku është diskutuar gjerësisht, ku secili prej nesh ka përgjegjësi në raport me demokratët. Basha ka treguar një përgjegjshmëri të lartë me demokratët për t’i hapur rrugë një procesi. Por e njëjta gjë nuk është parë nga pala tjetër”.

Kështu u shpreh Gazment Bardhi në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” teksa foli për momentet para dorëheqjes së Lulzim Bashës nga pozicioni i kryetarit të PD.

“Unë e kam thënë se nuk janë në këtë betejë për demokratët, por për interesin e tyre personal. Në një nga mbledhjet e kryesisë së partisë, disa nga kolegët kërkuar fillimin e organizimit të partisë në bazë, diku nga dhjetori apo janari. Si sekretar kam thënë se kjo nuk është rruga dhe ne jemi në konflikt të brendshëm, dhe çfarëdolloj procesi që ne të bëjmë, do të kishte demokratët që do të mbesnin jashtë. Në mbledhjen vijuese kam përsëritur këtë. Nëse t’i bën një organizim partie në kohë konflikti, procesi do të jetë i njëanshëm. PD sot nuk ka luksin të largojë demokratë”.

Më tej, ai u pyet nëse ka pasur kontakte me Lulzim Bashën pas dorëheqjes së tij. “Patjetër që kam kontakte. Nuk është qëllimi im të kuptoj agjendën e Bashës. E sigurt është që është e kundërta e asaj që thotë zoti Berisha për fat të keq gjatë kësaj periudhe për Bashën. Nuk kemi biseduar për projektin e tij. Unë kam kuptuar se akti i tij i dorëheqjes ka qenë i sinqertë dhe për të ndihmuar partinë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit