Mëngjesin e 2 majit Korça është tronditur nga një krim në familje, ku nëna kishte futur foshnjën e sapolindur në valixhe. Për pasojë foshnja kishte ndërruar jete.
Bashkëshorti i gruas që kishte futur fëmijën në valixhe mësohet se kishte konstatuar erën nga dollapi prej një muaj.
Ai ka rrëfyer se vetëm ditën e djeshme ka mundur të zbulonte nga vinte kjo armë. Çifti ka edhe një fëmijë tjetër autik, 15 vjeçar.
Ndërkohë bashkëshorti i saj ka mohuar atësinë e fëmijës pasi ai kishte më shumë së një vit jashtë Shqipërisë.
Menjëherë rreth orës 2 të natës ka telefonuar komisariatin e policisë në Korçë, ku ka raportuar ngjarjen e rëndë.