-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky nesër në Kuvend, ambasadori ukrainas: Do të flasë me shqiptarët

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nesër do të flasë me anë të një video konference në Kuvendin e Shqipërisë për situatën aktuale në vendin që ai drejton, i cili prej më shumë se dy muajsh është në luftë me Rusinë.

Seanca do të nisë në orën 11:00 do të në rendin e ditës do të ketë vetëm këtë pikë. Ambasadori i Kievit në Tiranë, Volodymyr Shkurov pas vizitës në KMSH me rastin e Bajramit, tha se nesër presidenti i vendit të tij do të falenderojë shqiptarët për mikpritjen dhe ndihmën për ukrainasit.

Shqiptarët po i ndihmojnë shumë ukrainasit. Në radhë të parë është dëshira për të treguar nivelin e raporteve mes dy vendeve dhe mënyra për të komunikuar me shqiptarët që po ndihmojnë ukrainasit. Në marrëdhëniet tona është një nivel shumë i rëndësishëm. Shpresoj shumë që gjithçka do të na shkojë mbarë” tha ai.

Zelensky ka folur në disa prej parlamenteve të shteteve më të rëndësishme, por edhe organizatave më të mëdha në botë me anë të video-konferencave. Shqipëria ka shprehur që në fillim të luftës hapur mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, ndërsa ishte edhe bashkëpendambajtëse me SHBA  në rezolutën e miratuar nga OKB-ja mbi Ukrainën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit