Gjykata e Tiranës ka ndryshuar këtë të hënë masën e sigurisë nga arrest me burg në atë të arrestit në shtëpi për Hajredin Bojën.
Polici u arrestua pasi dyshohej për shpërdorim detyre pas zjarrit që ra në Komisariatin nr.5 ku mbeti i vdekur Arben Mici.
Në burg mbetet oficeri tjetër i policisë, Fatmir Isufi, i cili e kundërshton masën pasi thotë se nuk është në kompetencën e tij që të hyjë në dhomat e izolimit për të arrestuarit.