-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

14 raste të reja infektimesh, ja si paraqitet situata në vend

Kryesoret

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete dhe ka vetëm 14 raste të reja infektimesh.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 502 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 14 qytetarë, në këto bashki:

11 në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Patos, Gramsh.

Janë 356 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,339 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Maj 2022)

Raste të reja ditore           14

Të shëruar në 24 orë        33

Të shtruar në spitale         6

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 502

Testime totale               1,808,310

Raste pozitive                  275,191

Raste të shëruara            271,339

Raste Aktive                         356

Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            228

Fier                  43

Vlorë               30

Gjirokastër     13

Shkodër         9

Elbasan          9

Korçë              8

Durrës              7

Berat                3

Kukës               3

Lezhë               3

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit