-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E drejta për abortin në SHBA mund të shfuqizohet

Kryesoret

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara mund të shfuqizojë vendimin që mundëson abortin, sipas një draft-opinioni që ka rrjedhur nga ky institucion, raporton e përditshmja Politico.

Sipas saj, gjyqtari, Samuel Alito, ka thënë në dokument se vendimi i vitit 1973 është i gabuar.

Nëse verifikohet ky dokument, ai do të përbënte një rast të pashembullt në historinë moderne të kësaj gjykate.

Gjyqtarët pritet të bëjnë të ditur vendimin për këtë rast në fillim të muajit korrik.

As Gjykata Supreme, as Shtëpia e Bardhë nuk kanë komentuar për këtë rrjedhje dokumentesh.

“Është koha për të rikthyer këtë çështje të abortit te përfaqësuesit e zgjedhur të shtetit”, raportohet se është thënë në dokument.

Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer – të dy demokratë – kanë lëshuar një deklaratë pas rrjedhjes së informacionit.

“Nëse raportimi është i saktë, Gjykata Supreme do të shkaktojë kufizimin më të madh të të drejtave të njeriut në 50 vjetët e fundit”, është thënë në deklaratë.

Protestuesit po ashtu janë mbledhur jashtë Gjykatës Supreme për të shprehur zemërimin e tyre për raportimet mbi këtë çështje.

Vendimi i vitit 1973 u ka mundësuar grave në SHBA që të kenë të drejtë absolute për abort në tre muajt e parë të shtatzënisë dhe të drejta të kufizuara në tremujorin e dytë.

Gratë në të 20-at e tyre besohet se kryejnë më së shumti aborte në SHBA – më 2019 janë kryer rreth 57 për qind e aborteve nga kjo grup-moshë.

Amerikanet me ngjyrë kryejnë më së shumti aborte – 27 në 1,000 gra të moshave 15-44 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit