51 persona kanë marrë trajtim gjatë ditës së Bajramit në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i kësaj qendre, Naser Syla.
Ai ka thënë se katër prej pacientëve janë pranuar në gjendje të rëndë.
“Që nga ora 12 pasdite kanë qenë 51 pacientë të aksidentuar. Katër janë pranuar në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Syla.
Ai po ashtu ka njoftuar se një pacient nga një aksident i ndodhur në Graçanicë është dërguar jashtë vendit.