Deputetit të PD-së, të qarkut të Beratit, Kasem Mahmutaj i është sekuestruar pasuria nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Atij janë sekuestruar 1 automjet, 2 tokë truall, 2 apartamente, të cilat dyshohen të jenë venë nga veprimtaria me subjekte kriminale.
Kjo ka ardhur me një kërkesë të bërë nga SPAK, pasi i vëllai i deputetit, Gazmend Mahmutaj është i dënuar me 25 vite burg për trafikim lëndësh narkotike dhe prostitucion në Itali.
Referuar vendimit të gjykatës tre vëllezërve Mahmutaj i janë sekuestruar, një pallat, apartamente, automjete dhe disa ndërtesa të cilat janë në proces legalizimi. Pasuritë janë në emër të vëllezërve Gazmend, Behar dhe Kasëm Mahmutaj.
Kush është Gazmend Mahumtaj?
Gazmend Mahmutaj është dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali me 25 vite në total, i lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili është dënuar në Itali me 3 vite burg dhe ndalim të ushtrimit të posteve shtetërore për akuzën e “përkrahjes së të inkriminuarve”, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, në emër të parlamentit shqiptar, ka favorizuar të kërkuarin nga drejtësia italiane, pikërisht Gazmend Mahmutajn me të cilin kishte miqësi, për të kaluar transit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë (Raqi Gjoni).
Ndërkohë që vëllai i tij, Kasem Mahmutaj, ka kandiduar me logon e Partisë Republikane në zgjedhjet lokale te vitit 2007 dhe në vitin 2015, ai kandidoi për PD e drejtuar nga Lulzim Basha, po për kryetar Bashkie Berat. Kasem Mahmutaj ka qenë drejtor i objektit më të madh të industrisë ushtarake, në Poliçan, duke qenë njëkohësisht dhe kreu i Partisë Republiken në Berat që në mars të 2008, në kohën e qeverisë Berisha.