Korça u zgjua e tronditur mëngjesin e djeshëm pas lajmit për gjetjen e një foshnje në një valixhe.
Detaje të reja kanë dal ditën e sotme për ngjarjen makabre. Mjekësia ligjore ka dalë në konkluzionin nëna ka kryer abort pa asitencë pasi ka pasur hemorragji të madhe, megjithatë fëmija ka qenë i formuar.
Në fillim të Prilli, gruaja është dërguar në spital nga familjarët në gjendje të rënde.
Akoma nuk është përcaktuar nëse foshnja ka lindur i gjallë apo i vdekur.
Gruaja jetonte e vetëm në banesë, ku edhe ka kryer lindjen e fëmijës së saj. Fëmija është konstatuar nga bashkëshorti i gruas, i cili ka qenë emigrant në Greqi, dhe ishte kthyer së fundi në Korçë.