Autoritetet në Korçë vijojnë hetimet lidhur me rastin tronditës që u zbulua dje, ku u gjet një foshnjë pajetë brenda një valixheje.
Ishte kryefamiljari ai që sapo erdhi nga Greqia gjeti foshnjën në valixhe, ndërsa gruaja me probleme të shëndetit mendor e mohoi që të kishte qenë ajo që të kishte bërë abortin.
Gruaja 40-vjeçe Valmira Hasimllari në gjendje të rënduar psikologjike është dërguar në spitalin psikiatrik të Elbasanit.
Valmira Hasimllari jetonte në një lagje periferike të qytetit të Korçës me një fëmijë 15 vjeç me probleme të autike si dhe bashkëshortin e saj i cili më shumë qëndronte në emigracion.