-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse zgjohemi si të trullosur në mëngjes

Kryesoret

Sipas ekspertëve shkaku kryesor pse ndjeni sikur s’ruani dot balancën është dehidratimi. Mungesa e fluideve në trup ndikon tek funksionimi i saktë i trurit dhe shkakton këtë ndjesinë e sikletshme të trullosjes. 

Dehidratimi mund të ndodhë si pasojë e konsumimit të alkoolit një natë më parë, si edhe nga niveli i sheqerit të lartë në gjak.

Ka raste që lodhja apo trullosja e mëngjesit mund të jetë edhe simptomë e një gjendjeje të brendshme, si Apnea e gjumit.

Apnea e gjumit është një çrregullim i gjumit që shkakton frymëmarrje të çrregullt gjatë natës, gjë që mund të çojë në ndjesinë e marramendjes në mëngjes.

Simptoma të tjera të zakonshme të apnesë së gjumit përfshijnë gërhitjen, përgjumjen gjatë ditës dhe dhimbjet e kokës në mëngjes. Një tjetër shkak mund të jetë edhe tensioni i ulët. Një ndryshim i menjëhershëm i tensionit, apo ulja momentale e tij ju bën të ndiheni çuditshëm në mëngjes, duke rritur kështu edhe shanset për gjëndje të fikti. Ajo çfarë rekomandojnë mjekët është të ngriheni ngadalë nga shtrati dhe të qëndroni disa momente ulur mbi të para se të çoheni. Sidoqoftë, nëse kjo ndjesi është konstante, e mira është të takoheni me mjekun specialist.

Trullosja e mëngjesit mund të vijë edhe si efekt anësor i përdorimit të antidepresantëve, kontraceptivëve, drograve, etj, etj. Para se të nisni një kurë të re, flisni me mjekun/farmacistin tuaj për të qenë të informuar në lidhje me çfarë ju pret. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit