Rrjeti i Drejtësisë Tatimore (TJN), organizatë ndërkombëtare që punon për të rritur transparencën në lidhje me taksat dhe flukset e parave bazuar te një investigim dhe rrjedhje dokumentesh ka zbuluar se 17 persona nga Shqipëria kanë regjistruar 19 prona “offshore” në Dubai në vlerë gati 7 milionë dollarë.
Emrat nuk publikohen për momentin. Në listë përpos mijëra qytetarëve nga shtete të ndryshme ka edhe shqiptarë nga Kosova, 5. Nga vendet e Ballkanit janë të shumtë numrat.
Raporti që zbulon pasuritë “offshore” të biznesmenëve, politikanëve apo njerëzve të lidhur me krimin që kanë fshehur milionat në “ofshore” nuk është aspak i çuditshëm nëse rikthehesh pas dhe shikon se Dubai, jo vetëm për milionat por edhe kthyer edhe një “çerdhe” për fshehjen e kriminelëve të shumtë shqiptarë që janë shpallur në kërkim nga drejtësia.