-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti “blozë”, OSBE thirrje qeverisë: Mbroni gazetarët nga dhuna

Kryesoret

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco dhe Koordinatorja e Përhershme të OKB-së në vendin tonë, Fiona McCluney, kanë bërë një deklaratë të përbashkët, ku ndër të tjera theksohet se gazetarëve duhet t’u jepet qasje në veprimtaritë publike, përfshi edhe fushatat zgjedhore.

Deklarata e OSBE

Në kontekstin e Shqipërisë, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë rëndësinë e mesazheve të mëposhtme:

• Të mbrohen profesionistët e medias dhe gazetarët nga dhuna, frikësimi dhe ngacmimi, si në internet ashtu edhe jashtë tij, dhe t’u jepet qasje në veprimtaritë publike, edhe gjatë fushatave zgjedhore;

• Të sigurohen kontrata të duhura pune për profesionistët e medias dhe gazetarët, qasje më e mirë në informacion, liria e shprehjes dhe rritja e profesionalizmit;

• Të forcohen përpjekjet për të garantuar pluralizmin e medias, kufizimin e përqendrimit të pronësisë së medias dhe të nxitet vetërregullimi i medias si alternativë shumë më e mirë se sa rregullimi nga ana e qeverisë.

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar të frikshëm raportin e fundit për lirinë e shtypit në Shqipëri që e kthen vendin tonë një dekadë pas. Në vitin 2021 Shqipëria ishte në vendin e 83 nga 180 ndërsa këtë vit është i 103 duke humbur 20 vende, ndërsa në 2013 ishte në vendin e 82. Për gjendjen e krijuar, kreu i shtetit e drejton gishtin nga qeveria Rama, që sipas tij ka vendosur në shënjestër dhe diskrediton gazetarët kritikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit