Nuk ka zgjidhje për banorët e fshatit Rinas pa mbaruar sezoni turistik. Kreu i Autoritetin Rrugor Shqiptar, Evis Berberi në një deklaratë për mediat i qëndroi zgjedhjes që kanë bërë.
Berberi tha se mbas sezonit turistik do të ketë një zgjidhje përfundimtare duke u prerë shpresat banorëve për një ndërhyrje aktualisht.
“Kemi bërë një zgjidhje të mirë të lëvizjes së trafikut. Pengesat më të mëdha janë për ata që humbin avionin duke lejuar përdorim një sens.
Ka rrugica që mund të përdoren nga komuniteti aty për të lëvizur. Ka fluks trafiku per shkak te turisteve te shumte, do shtohet me 30% fluksi.
Mbas sezonit do ketë zgjidhje definitive. Nuk do zgjerohet rruga, por po punojmë për të pasur një rruge alternative që presim ta përfundojmë deri në përfundim të sezonit. Tenderi për rrugën alternative do hapet këtë muaj” tha Berberi.
Kryeplaku i fshatit në Rinas u premtoi banorëve se ka marrë garanci se rruga do të hapet me sy sense, por Berberi flet për zgjidhje në fund të sezonit turistik.