-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rita Ora dhe kolegët e “The Voice of Australia” të pakënaqur me pagat

Kryesoret

Trajnerët e “The Voice of Australia” janë bashkuar për të kërkuar paga të barabarta nga Channel Seven, me vlerë më shumë se 1 milion dollarë secili (950 mijë euro), që të rikthehen sërish në sezonin e radhës të talent-showt.

Sipas Women’s Day , Guy Sebastian është udhëheqësi i trajnerëve në këtë kërkesë, pasi e konsideroi pabarazinë aktuale të pagave si ‘të padrejtë’. Daily Mail shkruan se treshja e trajnerëve e përbërë nga Guy Sebastian, Keith Urban, dhe shqiptarja Rita Ora, pagat e të cilëve thuhet se përbëjnë pjesën më të madhe të buxhetit të talenteve, po e bëjnë këtë kërkesë në emër të Jessica Mauboy, e cila thuhet se fiton më pak nga tre kolegët e saj.

“Të katër trajnerët janë aktualisht me kushte shumë të ndryshme pagese dhe të gjithë, veçanërisht Guy Sebastian, mendojnë se është e padrejtë dhe e papranueshme”, tha një burim i brendshëm për revistën.

Sipas botimit, trajnerët mund të ‘largohen nga karriget e kuqe’ sezonin e ardhshëm nëse kërkesat e tyre do të refuzohen. Thuhet se trajnerët po kërkojnë 1 milion dollarë secili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit