-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia përpiqet ta kthejë sundimin në Detin e Zi me luftanije

Kryesoret

Rusia mund ta sundojë Detin e Zi.

Por, çdo sulm në bregdetin ukrainas duket i rrezikshëm, teksa raketat e Kievit kërcënojnë të shkatërrojnë luftanijet ruse nëse afrohen shumë.

Rusia, referuar burimeve të inteligjencës britanike, operon gati 20 luftanije në Detin e Zi.

Atje, tani, balanca e fuqisë është statike, pasi Turqia bllokon çdo hyrje nga anijet që i përkasin një pale ndërluftuese.

Fakti që të gjitha vendet e tjera të Detit të Zi ose i përkasin NATO-s, ose shpresojnë t’i bashkohen aleancës perëndimore, nuk e ka kundërshtuar pretendimin e Rusisë për supremaci.

Kapja e qytetit bregdetar ukrainas të Mariupol-it dhe kontrolli rus i të gjithë vijës bregdetare të Azov-it duhet të ravijëzojë dominimin rus, sipas zëdhënësit të marinës franceze, Eric Lavault.

Si dhe të lejojë trupat e Moskës të krijojnë një lidhje të drejtpërdrejtë logjistike midis luftëtarëve të vet në rajonin e Donbas-it dhe portit lindor Novorossiysk.

Por që nga fundosja befasuese muajin e kaluar e luftanijes ruse Moskva, të gjitha bastet janë anuluar.

Zhdukja e saj ka krijuar pasiguri të mëdha për sulmuesit përgjatë asaj që është ende një vijë bregdetare e kontrolluar nga Ukraina midis Odessa-s dhe Rumanisë.

Kjo nuk është falë marinës së Kievit, e cila është shkatërruar, por raketave me bazë tokësore si Neptuni së shpejti, Harpoon që Mbretëria e Bashkuar do t’i japë Ukrainës.

Ndikimi i fundosjes së luftanijes në planifikimin rus mund të parandalojë çdo përpjekje të marinës ruse për të zbarkuar pranë Odessa-s me synimin për të rrethuar zemrën e Ukrainës dhe për të lidhur forcat ruse me separatistët në rajonin Transnistria të Moldavisë.

“Ajo zonë paraqet një kërcënim që rusët duhet ta marrin parasysh”, ka thënë eksperti i Mbrojtjes, Igor Delanoe.

Sipas tij, çdo ulje e tillë është aktualisht e paarritshme për rusët.

Ai mendon se përparimi rus në rajonin e Donbas-it mund të hapë opsione të reja, “por atyre do t’u duhet të neutralizojnë mbrojtjen bregdetare”.

Forcat ruse kanë pasur probleme të mëdha për të gjetur dhe shkatërruar raketat ukrainase për shkak të lëvizshmërisë së tyre.

Kështu ka thënë Michael Petersen, drejtor i Institutit të Studimeve Detare të Rusisë.

“Dyshoj se ky do të ishte gjithashtu rasti për çdo sistem të lëvizshëm rakete të mbrojtjes bregdetare që mund të ketë Ukraina”, ka vijuar ai, duke shtuar se numri i saktë i raketave Neptun në dispozicion të forcave ukrainase është i panjohur.

Dështimi i Rusisë për të vendosur epërsinë ajrore dhe paaftësia e dukshme për të shënjestruar raketa me preçizion, nuk po i ndihmojnë përpjekjet për të rrëzuar mbrojtjen bregdetare të Ukrainës.

Të paktën sipas zëdhënësit Lavault.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit