Rusia nuk ndalet. Inteligjenca amerikane ka hedhur dritë mbi planet e Vladimir Putinit. Një zyrtar i lartë amerikan ka paralajmëruar se Rusia po përgatitet të mbajë votime për pavarësinë në territorin e pushtuar në Ukrainën lindore.
“Sipas raporteve më të fundit, ne besojmë se Rusia do të përpiqet të aneksojë Republikën Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut në Rusi.
Raportet thonë se Rusia planifikon të projektojë referendum pas anëtarësimit diku nga mesi i majit” tha Michael Carpenter, ambasadori i SHBA në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Në fillim të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se po njihte pavarësinë e dy rajoneve separatiste.