-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet protesta! Banorët e Rinasit përplasen me policinë: Hapni rrugën (VIDEO)

Kryesoret

Dita e dytë e protestës. Pas më shumë se një ore bllokim nga protesta, FNSH ndërhyri duke rihapur qarkullimin në rrugën e Rinasit me një sens. Megjithatë banorët ende nuk janë larguar duke vijuar protestën në krah të rrugës. Momentet e tensionit ishin të shumta. Shtyrje dhe përplasje fizike mes banorëve dhe policisë.

Banorët paralajmërojnë se protesta jo vetëm që do të vijojë por do të përshkallëzohet nëse nuk gjendet zgjidhje urgjente. Banorët nuk u besojnë premtimeve të kryeplakut Sabah Muja, i cili tha se ka marrë fjalën e institucioneve në Tiranë se rruga do të hapet me dy sense nga Ahmetaqi deri te rrethrrotullimi.

Por cfarë ndodhi?

Banorët e Rinasit u ngritën në protestë, pasi prej datës 1 maj rruga drejt aeroportit u bë vetëm me një sens lëvizje me argumentin e fluksit duke bllokuar banorët e fshatit që detyrohen që të bëjnë qindra kilometra, pra unazën për të shkuar në shtëpitë e tyre, punë dhe fëmijët në shkollë, pasi shteti i cilëson kundravajtje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit