Po ashtu si në ndeshjen që inauguroi stadiumin e ri, edhe ndaj partizanit, tifozët e Kukësit janë futur në fushën e lojës menjëherë sapo ndeshja ndaj Partizanit përfundoi në favor të miqve 2-1.
Në fundin e takimit disa tifozë hynë sërish në fushën e lojës, kësaj radhe duke shkaktuar disa trazira.
Disa shishe u hodhën drejt lojtarëve të Partizanit, duke i bërë këta të fundit të mos shkonin për disa momente në dhomat e zhveshjes.