Semi Jaupaj dhe Bojken Lako kanë ruajtur një raport të mirë dhe pas ndarjes. Këtë e ka shprehur vetë Semi edhe gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Këngëtarja ka postuar në Instastory një video, ku shihet se është nën shoqërinë e ish-partnerit të saj.
“Shoku im më i mirë i jetës”, shkruan Semi krahas videos.
Duke folur për ndarjen, Semi ka thënë më parë: “Ishte shumë e vështirë të vendosja të ndahesha nga Bojkeni. Meqë ishim bërë dy shok të ngushtë, pse të mos mbesnim dy shokë të ngushtë. Do të jetë gjithë jetës miku im më i ngushtë”.