Presidenti i Ukrainës, Zelensky sot i kërkoi qeverisë shqiptare që të anulojë vendimin e miratuar një javë më parë nga kryeministri Edi Rama që lehtësonte vizat turistike për rusët që duan të pushojnë në Shqipëri këtë sezon turistik.
“Duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë pasi ju nuk e dini se cilët do të vijnë, ndonjëri nga ata mund të jetë autor i masakrës në Bucha” tha sot kreu i shtetit që është pushuar nga Rusia.
Por cfarë deklaronte Edi Rama pak ditë më parë?
Pas miratimit të listës me tetë vendet që përfitojnë lehtësira nga vizat turistike me Shqipërinë, mes të cilëve edhe rusët, gazetarët e pyetën kryeministrin Edi Rama nëse ky vendim duhet rishikuar referuar influencës së Moskës në Tiranë? Por përgjigja e kreut të qeverisë ishte e prerë. “Jo, nuk mendoj”.
Përpos Shqipërisë, kërkesën për ndalimin e turistëve, Zelensky ia ka bërë edhe Turqisë dhe Greqisë.