-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të censurohet performanca e Ronela Hajatit në Eurovision?

Kryesoret

Fshirja e galerisë me fotot e Ronela Hajatit gjatë provave të Eurovision dhe rihedhja e tyre pa njërën prej fotove u shoqërua me shumë pikëpyetje nga fansat në rrjete sociale ku shumë prej tyre e konsideruan si akt censurimi dhe aluduan se mund të bëhej fjalë për ndryshim të koreografisë.

Në një komunikim në Instagram, Ardit Çuni, pjesë e delegacionit të Shqipërisë në Eurovision, theksoi se nuk bëhet fjalë për censurim të koreografisë.

“Sigurisht janë fshirë fotot e Ronelës nga Instagrami zyrtar i Eurovision sepse fotoja kryesore mund të keqinterpretohej si një performancë +18, por ishte thjesht një moment nga e gjithë videoja. Realisht pasi të gjithë e panë videon, pjesa e stafit, vendosi që nuk ka asgjë që nuk shkon,” tha Çuni.

“Sa i përket videoes dhe performancës, nuk do të ketë asnjë censurim. [Ronela] do të vazhdojë të bëjë të njëjtën performancë që ka patur që prej fillimit dhe ka punuar Ronela dhe skuadra prej muajsh. Jemi shumë të lumtur që më në fund mundemi të bëjmë diçka ndryshe.”

Në fillim të marsit, Ronela tha se performanca do të jetë totalisht tjetër gjë. Në një intervistë për “Ditë pas Dite” në RTSH me Fjodora Fjorën, Ronela u shpreh se po bashkëpunon me Klaudia Pepën dhe katër balerinë italianë.

“Performanca është komplet gjë tjetër. Po punoj me Klaudia Pepën si koreografe dhe katër balerinë italianë. Performanca nuk do ketë lidhje me festivalin e fundvitit, as me temën e klipit, nuk do të jetë fare te mesdhetarja apo ideja e vjetër, e lashtë.”

Në vijim të bisedës, Ronela bëri shaka duke thënë se “një herë do ta çojë RTSH-ja këtë performancë, s’do të ketë më. Ja e thashë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit