-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AAK për takimin e Kurtit në Berlin: Pa SHBA, s’ka marrëveshje me Serbinë

Kryesoret

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka komentuar takimin e pritshëm të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtin në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz që pritet të mbahet pasdite

Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka thënë se qëndrimi i AAK është i qartë përsa i përket një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai këtu nuk ka lënë pa kritikuar kryeministri Kurti për dialogun me Serbinë.

“Dialogun prej pikës së shtatë e ktheu në pikën e parë që tregon për mos qëndrueshmërinë e tij politike. Qëndrimi i AAK-së është shumë i thjesht dhe i qartë – marrëveshje finale ligjërisht e pranuar në mes dy shteteve është zgjidhja e vetme, sa më shpejt dhe sa më parë”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vështirë se mund të arrihet një marrëveshje finale Kosovë-Serbi.

“Mbi të gjitha, lidershipi amerikan është jashtëzakonisht i nevojshëm në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, pa SHAB s’ka marrëveshje”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit