Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Berlinit për tu takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Ai do të ketë një takim me kancelarin gjerman, që do të takojë edhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Ftesa e kancelarit gjerman për Kurtin e Vuçiçin, është përpjekje që të dy palët të arrijnë një marrëveshje, meqë dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka kohë që ka ’ngecur’.
Pas takimit ndaras me Kurtin e Vuçiçin, Olaf Scholz do të dalë në një konferencë për shtyp.
Por çfarë pritet të ndodhë në këtë takim sipas analistit, Arben Ahmeti? Sipas tij, ky takim do të përcaktojë shumë gjëra në raport me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.
“Kryeministri Kurti e ka legjitimitetin popullor dhe shansin që ta përfundojë një proces që po na mban peng siç është dialogu. Uniteti, vendimmarrja dhe strategjia kombëtare janë ato që na duhen”, ka thënë ai.









