-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dialogu me Serbinë? Scholz takon Kurtin: Objektiv, pakti që hap rrugën drejt BE-së

Kryesoret

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se objektivi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme, e cila, sipas tij, do të kontribuonte në stabilitetin e rajonit e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë një konference për media në Berlin, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Scholz tha se është e rëndësishme që në kohën kur po zhvillohet pushtimi rus i Ukrainës, Prishtina dhe Beogradi të punojnë që t’i zgjidhin mospajtimet.

“Objektivi i dialogut të Brukselit është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme midis dy vendeve që u hap të dyja vendeve perspektivën e Bashkimit Evropian dhe kontribuon për stabilitetin rajonal”, tha Scholz.

Ai tha se e ka e ka inkurajuar kryeministrin Kurti për konstruktivitet në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Kancelari Scholz po ashtu u zotua se do të punojë edhe me partnerët e tjerë të BE-së lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Sa i përket periudhave kohore, ne nuk mund ta themi sepse kjo varet nga organe të tjera, por ne jemi të interesuar që kjo të ndodhë shpejt”, tha Scholz.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria që ai udhëheq është duke u përfshirë në dialog në mënyrë proaktive dhe konstruktive.

“Pikëpamja dhe bindja jonë është që njohja reciproke të jetë në qendër, e jo në fund”, tha Kurti duke iu referuar një marrëveshjeje me Serbinë, që do të dilte si rezultat i dialogut të Brukselit.

Scholz tha se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, andaj ai tha se në gjysmën e dytë do të ketë një ftesë për takim në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ky njoftim, sipas Kurtit, është i mirëpritur për Kosovën.

Kancelari gjerman tha, po ashtu, se do ta vizitojë Kosovën në kuadër të një turneu në shtetet e rajonit.

Pas takimit të Scholzit me Kurtin, kancelari gjerman do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Më pas, dy liderët pritet të takohen bashkë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Më herët, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se takimet, mes tjerash, “do të shërbejnë për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga BE-ja”.

Takimi i sotëm do të jetë i pari midis Kurtit dhe Vuçiqit që nga korriku i vitit të kaluar, kur palët janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Në Bruksel ka pasur disa përpjekje për të aranzhuar një takim të ri midis tyre, por deri më tani pa sukses.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar më herët se nuk do t’i ftojë liderët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pa pasur tregues të qartë se në një takim të tillë do të arrihej përparim konkret.

Nga Qeveria gjermane kanë thënë së voni se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përparime në procesin e dialogut.

Vuçiq deklaroi më 3 maj se “ka trembë” para udhëtimit në Berlin.

Ai tha se “druan” nga bisedimet me Scholzin dhe se nuk pret që ato “të jenë të lehta”, por nuk dha më shumë detaje.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, fillimisht në qershor, dhe më pas në korrik të vitit 2021. Asnjëri takim nuk ka prodhuar ndonjë rezultat konkret.

Ngecjen në bisedime besohet se e kanë shkaktuar mospajtimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në vitin 2013, dy vendet kanë arritur marrëveshje për themelimin e këtij asociacioni, por zbatimi i saj në terren ka ngecur.

Kryeministri Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik. Serbia insiston në formimin e tij.

Bashkimi Evropian, disa herë, u ka bërë thirrje palëve që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura.

Dy vendet janë të angazhuara në dialog qysh në vitin 2011 dhe kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit