Gjatë orëve të para të mëngjesit, është bllokuar qarkullimi në tunelin e Elbasanit. Shkak është bërë djegia e një automjeti.
Policia bën me dije se mjeti me drejtues G.Q, ka vetëm dëme materiale. Menjëherë shoferi ka dalë me vrap nga makina.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.