-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moska vendos sanksione ndaj kryeministrit japonez

Kryesoret

Rusia të mërkurën e 4 majit  vendosi sanksione ndaj 63 zyrtarëve të lartë japonezë, përfshirë kryeministrin, Fumio Kishida.

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, Ministria e Jashtme ruse kritikoi politikën e ndjekur nga kabineti i Kishida-s kundër Rusisë.

“Administrata e Fumio Kishida ka nisur një fushatë të paprecedentë anti-ruse, duke lejuar retorikë të papranueshme kundër Federatës Ruse, duke përfshirë shpifje dhe kërcënime të drejtpërdrejta”, shkruhet në njoftim.

Sipas rusëve, në përputhje me këtë kurs, Tokio po ndërmerr hapa praktikë që “synojnë çmontimin e lidhjeve të fqinjësisë së mirë, duke dëmtuar ekonominë ruse dhe prestigjin ndërkombëtar të vendit tonë”.

Ministria theksoi se duke marrë parasysh politikën “jomiqësore” dhe sanksionet personale kundër qytetarëve rusë, përfshirë zyrtarët e lartë, u vendos që të ndalohet pafundësisht 63 shtetas japonezë, përfshirë kryeministrin në detyrë, të hyjnë në Rusi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit