-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Tym i bardhë” për Presidentin e ri, Spiropali qesh me PD-në: Aman, jo në 17 Maj

Kryesoret

PS dhe PD ranë dakord sot që në 16 maj të zhvillohet raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ishte kërkesa e PD-së për më shumë kohë, që PS e pranoi shtyrjen e dytë brenda pak ditësh duke dhënë konsensus.

Por mbledhja e tensionuar e Konferencës së Kryetarëve nuk kaloi pa batuta. Pasi Enkelejd Alibeaj propozoi shtyrjen me një javë të procesit, Taulant Balla caktoi datën 16 maj si raund të parë në parlament.

Data 16 të jetë raundi i parë për zgjedhjen…” por teksa po vijonte fjalën kreu i grupit të PS-së, Elisa Spiropali e ndërpret me një buzëqeshje ironike drejtuar opozitës, “vetëm 17 maj jo, kemi kujtime…” tha ajo, referuar paktit të 17 majit të vitit 2017 mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës pas një takimi të gjatë “kokë më kokë” në kryesinë e Kuvendit që bindi opozitën të futej në zgjedhjet parlamentare në këmbim të gjysmës së qeverisë për tre muaj, por PD mbeti sërish në opozitë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit