-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vajza e Niko Peleshit: Romeo më prezantonte si të fejuarën te familja e tij, por u nxitova

Kryesoret

Lidhja e Aleksia Peleshit me aktorin e njohur të humorit, Romeo Veshaj u komentuar kudo nëpër media. Prej disa kohësh tanimë ata i kanë dhënë fund romancës së tyrë, e së fundmi ka qenë Alesia e cila është shprehur në lidhje me ndarjen.

E ftuar në një emision, bukuroshja është shprehur së është nxituar ta bëjë publike lidhjen, por ajo pohoi se tanimë ndihet e çliruar.

“Unë e di që kam folur me një siguri për atë lidhje, por nuk ka qenë sepse jam mendjelehtë apo sepse krijoj besim te një person tak-fak, përkundrazi është shumë e vështirë të ma fitosh besimin dhe nëse kam folur, është sepse ma kishte fituar sigurinë sepse më kishte futur në shtëpi, unë jetoja me familjen e tij, prindërit e tij, vëllezërit e tij ishin si familje e dytë për mua. Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën, ka takuar familjen time dhe këto ishin gjërat që më shtynin të kisha siguri dhe të mendoja që unë me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara. Sa herë kam pasur probleme apo krisje kam menduar që janë gjëra që çdo çift i kalon. Ama, jam nxituar në këtë konkluzion sepse në fund të fundit unë jam vetëm 20 vjeçe. Nuk mund të pretendoj që partneri i parë që kam në jetë do të jetë i fundit, do të jetë ideali, shumë larg asaj gjëje, kështu që s’funksionoi, kaq”, u shpreh Peleshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit