-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

263 mijë shqiptarë dolën nga varfëria në vitin 2021

Kryesoret

Pandemia e COVID-19 i zhyti vendet e gjithë botës në kriza të mëdha ekonomike, ku Shqipëria nuk mundi të shpëtonte kurrsesi dhe ata të cilët më së shumti e vuajtën, ishin shtresat e varfra të shoqërisë.

Nëse deri në vitin 2019, ata të cilët ishin poshtë pragut të varfërisë kishin ardhur në rënie, në vitin 2020 shënuan sërish rritje, duke e çuar kuotën në 31.3% të popullsisë poshtë këtij rangu, sipas statistikave të Bankës Botërore.

Mirëpo, viti 2021, do të shfaqte shifra shumë optimiste për rajonin, ku në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, rreth 408 mijë persona e kaluan pragun e varfërisë.

Prej tyre, 65% (ose rreth 263 mijë), ishin shqiptarë.

Me optimizëm madje, shihen edhe projektimet për të ardhmen e afërt, ku gjatë vitit 2022, pritet që kuota e personave nën kufirit të varfërisë në Shqipëri, pritet të shkojë nën 20%, për të parën herë në pesë vjetët e fundit.

Nëse në vitin 2020, 31.3% e popullatës jetonte poshtë kufirit të varfërisë sipas raportit nga Banka Botërore, në vitin 2021 shifra u ul në 22%.

Faktori më ndikues, mendohet se është rihapja e sektorëve të ndryshëm të punës pas mbylljes nga pandemia dhe rikthimi i klasës së mesme punëtore në pozicionet e tyre.

Nëse i referohemi projeksioneve të së ardhmes, në vitin 2022 shifra pritet të ulet në 19.4% dhe në vitin 2023, ajo pritet të shkojë deri në 16.9%.

Gjithsesi, pavarësisht se shifrat janë tejet optimiste në vetvete, krahasimi me rajonin sërish mbetet i ulët për Shqipërinë.

Rajoni

Kosova është vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, për popullsi që jeton nën pragun e varfërisë sipas Bankës Botërore.

Në vitin 2021, pati një përmirësim të klimës së jetës, duke parë një ulje nga 23.2% në vitin 2020 në 19.4% vitin pasardhës. Në rrafshin afatshkurtër, Kosova pritet që deri në vitin 2023, ta ulë pragun e varfërisë në 15.8% të popullatës.

Maqedonia e Veriut është në pozita të përafërta, me 17.2% të popullatës poshtë kufirit të varfërisë, në vitin 2021. Deri në vitin 2023, pritet që pragu të shkojë në 15.9%.

Mali i Zi nga ana tjetër, sipas Bankës Botërore, pritet të shkojë nga 16.2% në vitin 2021, në 14.8% në vitin 2023.

Shifrat më të favorshme ndërkaq i ka Serbia në rajon, pasi viti 2021 e pa me vetëm 9.8% të popullsisë, e cila jeton poshtë pragut të varfërisë. Në dy vjetët pasues, pavarësisht se me një ulje të lehtë të kuotës, Beogradi pritet ta çojë shifrën në 9.3%.

Mbi Bosnjë dhe Hercegovinën ndërkaq, nuk ka të dhëna të krahasueshme sipas Bankës Botërore dhe nuk është e mundur të bëhet radhitja e tyre në këtë listë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit