-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Alarmi” në mediat gjermane pas vizitës së Lambrecht në Ballkanit

Kryesoret

Përpjekja e Rusisë për destabilizim të Ballkanit Perëndimor dhe raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka qenë një prej temave kryesore të mediave gjermane pas vizitës që ministrja e Mbrojtjes gjermane, Christine Lambrecht ,ka zhvilluar në rajon, konkretisht në Kosovë dhe Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është i heshtur dhe në një moment mund të ndizet sërish”, kështu shkruan gazeta Kolnische Rundschau, raporton DW edicioni në gjuhën serbe. Derisa Frankfurter Allgemeine Zeitung pyet “A po tenton Rusia ta ndez Ballkanin Perëndimor”

 Me ofensivën diplomatike, qeveria gjermane ka disa javë që po përpiqet të parandalojë përhapjen e ndikimit të luftës ofensive ruse në Ballkan, shkruan Kölnische Rundschau . Në një artikull të titulluar “Diplomacia e nxituar”, gazeta raporton se ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i bëri thirrje Beogradit që të ndryshojë kursin kur është fjala për mosmarrëveshjen me Kosovën, si dhe një bashkëpunim më të vendosur me BE-në:

“Në bisedë ishte e qartë se paqja, liria dhe integriteti territorial janë vlera të përbashkëta”, shkruan gazeta gjermane.

 “Ajo (Lambrecht) e mirëpriti faktin që Serbia e dënoi qartë luftën ofensive ruse në Ukrainë”.

Ndërkohë Kolnische Rundschau ka përshkruar si të vështira bisedimet që kanë ndodhur në takimet në Berlin, veçanërisht në darkën në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vucic, të cilët udhëtuan në Berlin me ftesën e kancelarit gjerman, Scholz.

“Konflikti i heshtur në një moment mund të ndizet sërisht”, shkruan tutje gazeta Kolnische Rundschau.

Në Berlin, Scholz theksoi se përparimi në këtë çështje ishte “me rëndësi të madhe” për anëtarësimin në BE, për të cilin aspirojnë të dyja vendet”, shkruan gazeta gjermane.

Shqetësimet po rriten në Berlin dhe Bruksel

Me rastin e vizitës së ministres gjermane të mbrojtjes Christine Lambrecht në Beograd, Prishtinë dhe Sarajevë, Frankfurter Allgemeine Zeitung publikon një artikull me titull “Diplomacia e frekuencave të larta në Ballkan”. Teksti fillimisht kujton luftërat në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë dhe më pas shtron pyetjen: “A ka përfunduar e gjithë kjo apo Rusia po vendos tani fitila të rinj në fuçinë e barutit ballkanik?” Shqetësimet po rriten në Berlin dhe Bruksel”.

Gazeta gjermane shkruan se tensionet në Sarajevë po rriten dukshëm, se Republika Srpska po kërcënon të largohet nga Bosnja e Hercegovina dhe se ka dy vjet që nuk ka buxhet shtetëror. Situata vlerësohet të jetë aq e tensionuar sa misioni paqeruajtës EUFOR Altea aktivizoi rezervat e tij ushtarake në mes të shkurtit dhe dërgoi njësi të tjera të armatosura në BeH.

Frankfurter Allgemeine Zeitung vlerëson se ndikimi i Rusisë në Bosnje dhe Hercegovinë është ende i fortë përmes Republika Srpska, me një popullsi shumicë serbe, si dhe për shkak të të drejtave të votimit të vendit në Këshillin e Sigurimit.

Kur bëhet fjalë për Serbinë, FAZ raporton se Serbia nuk iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë, por se mbështeti rezolutën në Kombet e Bashkuara që dënon sulmin ndaj Ukrainës. Kujtohet gjithashtu se, pas fillimit të luftës, në Beograd u mbajtën demonstrata pro-ruse, si dhe se presidenti Vuçiq ushqeu intensivisht lidhjet me presidentin rus Vladimir Putin në vitet e kaluara.

“Në të njëjtën kohë, Serbia po përpiqet të anëtarësohet në BE dhe mund të thuhet se është koha për të vendosur”, shkruan gazeta e Frankfurtit, por gjithashtu shton se komuniteti ndërkombëtar vlerëson se interesi i Vuçiqit për t’u shkëputur nga Republika Srpska është i vogël.

Gjatë vizitës së saj në Beograd, ministrja gjermane Lambrecht, gjatë rrugës nga aeroporti drejt qendrës së qytetit, ka kaluar pranë një ure me shkronja të zeza “Kosova është Serbi” dhe ky mesazh nuk e anashkalon askënd që ndodhet për vizitë zyrtare në Beogradi, nuk është hequr, ashtu siç nuk është hequr murali i kriminelit të luftës Ratko Mlladiç, vrasësit masiv nga Srebrenica”, përfundon gazeta gjermane./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit