Polica e Kukësit ka proceduar penalisht 3 shtetas, pasi shtruan veprime të dhunshme pas ndeshjes Kukësi-Partizani.
Njoftim
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Kukësi-Partizani, të zhvilluar më datë 03.05.2022, në stadiumin “Kukës Arena”, bënë identifikimin dhe proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, shtetasit:
A. R., 33 vjeç, M. M., 21 vjeç, banues në Kukës dhe A. D., 29 vjeç, banues në Durrës.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme pas aktivitetit sportiv.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale