Ish deputetja, Rudina Hajdari ka folur gjatë Këshillit Kombëtar për punën e tij dhe rëndësin.
Ajo ka ftuar të gjithë anëtarët e këshillit që të punojnë për ta kthyer Këshillin Kombëtar në një nga organet kryesore të PD-së.
““Ta kthejmë këshillin kombëtar më të rëndësishëm duhet të kemi përplasje idesh dhe argumentesh dhe ta bëjmë këtu debatin. I ftoj të gjithë anëtarët e këshillit të mbajnë këtë qëndrim. Mos ta kthejnë këtë debat midis individëve por ta kthejnë në debate idesh. Ajo çka ka ndodhur më parë është se anëtarët e Këshilli Kombëtar thjesht kanë ngritur dorën dhe nuk kanë marrë vendime kyçe,” është shprehur ajo.
Nga ana tjetër Hajdari tregoi se tashmë atë nuk do mund ta largojë njeri nga PD-ja.
Më parë kush mendonte ndryshe përjashtohej. Ndaj ne ta përdorim këtë këshill për të marrë vendimet më të rëndësishme të PD-së dhe që PD të kthehet në ato shina që ka pasur për ta kthyer Shqipërinë drejt BE-së dhe t’i japim fund kryetarokracisë dhe të kuptojmë që jemi të gjithë të rëndësishëm në këtë sallë. Ju garantoj dhe një farë mënyre këtu kërkoj edhe falje që nuk do të ketë njeri të më përjashtojë nga kjo sallë. Do jem këtu, është faji im falje që pranova përjashtimin e ish-liderit. Nuk duhet ta kisha pranuar, nuk do ta pranoj edhe nëse më përjashtojnë nuk do të iki nga kjo sallë. Këtu do të rri në këtë sallë. Këtu do të rri bashkë me ju dhe kështu duhet të jetë betimi i gjithsecilit prej jush”, tha ajo.