Partia Konservatore në pushtet e Britanisë, ka humbur kontrollin në Wandsworth, për herë të parë në 44 vite, duke ushtruar kështu presion ndaj Boris Johnson.
“Ngjarjet e tjera kanë turbulluar gjykimin e njerëzve në WandsWorth ,ngjarje kombëtare”, tha ai për “BBC”.
Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, tha se fitorja e laburistëve ishte një “rezultat fantastik” për njerëzit e Ëandsëorth.
Votuesit në shumë pjesë të Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut shkuan në kutitë e votimit të enjten me qeverinë e Johnson-it duke ndjerë ‘lakun në fyt’ nga kostoja në rritje e jetesës dhe duke u përballur me reagimin e votuesve për një sërë skandalesh, duke përfshirë festat e mbajtura në kryeministri gjatë periudhës COVID-19.
Konservatorët kishin kontrolluar këshillin në Wandsworth që nga viti 1978.
Gazeta londineze Evening Standard tha se partia ishte gjithashtu e shqetësuar se mund të humbiste kontrollin e këshillit të Westminsterit pasi laburistët morën tre vendet e Mayfair, Soho dhe Fitzrovia që përbëjnë repartin e West End.