Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin e tij social në facebook ka reaguar për zgjedhjen e Kemi Badenoch si udhëheqëse e re e Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar.
Berisha shprehet se është një zgjedhje historike sepse për herë të parë në histori kjo parti zgjedh kryetare të saj një grua me origjinë afrikane, por lindur në Londër.
“Me këtë rast në emër të Partisë Demokratike i uroj kryetares së zgjedhur të Partisë Konservatore, të nderuarës Kemi Badenoch urimet më të mira dhe suksese në udhëheqjen drejt pushtetit të kësaj partie si dhe shpreh dëshirën e vazhdimit të bashkëpunimit tradicional midis dy forcave tona politike.”, shkruan Berisha.