Banorët e fshatit Luz, në Fushë-Krujë, janë mobilizuar për të kërkuar rikonstruksionin e rrugës që lidh fshatin me autostradën.
Ata protestojnë për gjendjen e rënduar të segmentit, i cili ka degraduar për shkak të kalimit të kamionëve me tonazh të rëndë, kryesisht nga fabrikat e çimentove dhe guroret.
Protestuesit ankohen për dëmtimin e automjeteve dhe rrezikun që u kanoset nxënësve të shkollës që ndodhet aty pranë.
Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestës nëse Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) nuk merr masa të menjëhershme.
Protestuesit theksojnë se trafiku është devijuar në qytetin e Fushë-Krujës, duke shkaktuar edhe më shumë rrezik.
Ish-kandidati për deputet, Aulon Kalaja, i ka bashkuar protestës dhe kërkoi nga ARRSH informacion në lidhje me fondet e miratuara për rikonstruksionin e rrugës.









