-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama ultimatum bankave: Mos shoh më radhë që në sabah, jeni ku thërret qameti

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme mblodhi në një takim drejtuesit e bankave në kuadër të kalimit të shërbimeve online. Ai u ka kërkuar që shërbimet të kalojnë online duke bërë pagesat përmes e-Albania.

“Koha që bankat e nivelit të dytë t’i bashkohen #RevolucionitDigjital, për të lehtësuar klientët dhe sipërmarrjen nga pengesat e vonesat e shërbimeve të epokës së vjetër, njësoj siç u bë me shërbimet publike me dokumente. Radhët në dyert e bankave që në sabah, nuk janë ngjarje të kontinentit ku jetojmë.

Kështu që jemi këtu për t’ju thënë se Shqipëria nuk mund të jetë aq lart në klasifikim duke lënë pas edhe vende të zhvilluara, por jemi ku thërret qameti në shërbimet online të bankave. Ky transformim, nuk është më koha ta diskutojmë, por ta bëjmë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit