Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit këtë të premte u miratua edhe një rezolutë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar edhe Partia Socialiste me anë të Elisa Spiropalit, e cila thotë në rrjetet sociale se grupi parlamentar socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
‘Nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë dhe një kujtesë nga ana jonë: Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë.’- shkruan Spiropali.