Trafik droge dhe grup kriminal, policia e Shtetit ka arrestuar 4 pesona këtë të premte me qëllim ekstradimi në Spanjë.
Nikolin Janina
Biznesmeni shqiptar Nikolin Janina, i njohur si bosi i grupit kriminal që trafikonte drogë në disa vende të BE-së është arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë.
Në kuadër të këtij grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga biznesmeni i pllakave dhe hidrosanitareve, policia dhe prokuroria Spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë.
Janina ishte pronar i kompanisë “Porcelanosa’, që fillimisht iu sekuestruan pasuritë por më pas me vendim gjykate sekuestroja u tërhoq.
Autoritet e drejtësisë Spanjolle në vitin 2015 kanë marrë një vendim për caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj Janinës, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Pjesëmarjes në grupe kriminale të trafikimit të narkotikëve”.
Drejtësia Spanjolle ka proceduar në 15 prill 2016 me nxjerrjen e emrit të biznesmenit Nikolin Janina, në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Që prej kësaj date e deri më sot, policia dhe prokuroria Shqiptare nuk kanë marrë asnjë masë për arrestimin e biznesmenit Janina.
Në datën 12 korrik 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të sekuestrojë 13 pasuritë e Janinës, duke urdhëruar që ato tashmë të administrohen dhe përdoren nga Agjensia e Administrit të Pasurive të Paluajtshme pranë Ministrisë së Financave.
Në vitin 2018, Gjykata e atëhershme e Krimeve të Rënda urdhëroi të lirojë nga sekuestroja pasuritë e biznesmenit Nikolin Janina, që administronte kompaninë e njohur “Porcelanosa”. Është konkluduar se biznesmeni justifikonte pasurinë e tij, prej disa miliona euro.
Pasuritë e sekuestruara nga prokuroria
Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro
Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro
Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro
Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.
Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.
Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë
Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë.
Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë.
Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë.
Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë.
Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë.
Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë
Pasuritë në Tiranë
Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro
Pasuria me nr.7630+5-1 në Tiranë me vlerë 202 000 euro
Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro
Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro
Apartament në Tiranë me vlerë e blerë në vitin 1999 (Jo e sekuestruar)
Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.
Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.
Pasuria me nr.324/3/1 është transkiptuar në favor të të tretëve tek Gerdi dhe Ledi Leka
Pasuria me nr.324/3/3 është transkiptuar në favor të tretëve në prill 2017 Gerdi dhe Ledi Leka
Pasuria me nr. 146/38+1-10 është transkiptuar në favor të të tretëve në datën 25 tetor 2016 në emër të Gerdi dhe Ledi Leka
Apartament me sipërfaqe 110.1 m2 blerë në 2013 kundrejt shumës 74.812 euro, në pronësi të Helidon Janina
Pasuria në Kavajë
Apartament me sipërfaqe 76.25 m2 në Kryemëdhenj. E fituar me leje legalizimi dhe më pas shitur Helidon Muça në vlerën 130 mijë euro.
Pasuritë në Vlorë
Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë
Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë
Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë
Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë
Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë
Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë
Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë.
Anxhelino Kollozi
Anxhelino Kollozi është arrestuar gjithashtu nga policia në Kukës pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe falsifikim dokumentesh.
Shërbimet e DRKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Alias”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, 27-vjeçarit, banues në Fier.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.
Arbri Rrushi dhe Renato Toro
Arbri Rrushi dhe Renato Toro të shpallur në kërkim nga Spanja për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup kriminal janë arrestuar këtë të premte nga policia e Fierit.
Në kuadër të operacionit “Coin” u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar Arbri Rrushi, 29 vjeç, banues në Mbrostar Ferko, Fier, pasi Gjykata e Coin/Spanjë, me vendimin e datës 21.04.2021, ka nxjerë urdhër arresti për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”.
Gjatë operacionit “Vilanova” u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar Renato Toro, 23 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, ka nxjerë urdhër arresti për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Spanjës.