Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoji.
Nga hetimi administrativ që bëri ky organ, i drejtësisë së re arriti në përfundimin se Ndoji, që në 2019 i shpëtoi një atentati në Durrës, është i lidhur me krimin duke favorizuar persona me precedent penal dhe nuk justifikon pasurinë.
Nga atentati në 2019, ku prokurori ishte me Landi Muharremin, një element i njohur për drejtësinë, u vra shoferi i tij, Andi Maloku.