Një person është qëlluar për vdekje me thikë paraditen e sotme në Tiranë.
Viktima është Ilir Kapo 60-vjeç. Autori Olgert Dhimitri 37 vjeç është arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 në afërsi të “Harry Fultz”.
Sipas policisë pas një debati 37-vjeçari ka qëlluar me thikë 60-vjeçarin që ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që mori.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.