Prej orës 10:00 po zhvillohet asambleja e PS-së. Sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri tha se strukturat po rifreskohen për të mos i vendosur pushteti në gjumë.
“Një organizatë në kohë të gjatë në pushtet mund të bjerë në gjumë, nëse nuk ka njerëz të rinj dhe ide të reja.
Prandaj po fillojmë me strukturat në nivel organizativ i shërben forcimit të organizatës.
Pavarësisht garave, apo edhe humbjeve në vende të caktuara të kemi një parti solide, që është gati të ringrihet dhe të korrigjojë gabimet.
Jam i bindur që do të fitojmë pjesën dërrmuese të bashkive në zgjedhjet vendore” tha ai.