-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama “kryqëzon” kryebashkiakët e tij: Turp, si do u dilni përpara njerëzve? Skandal

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sot një “dush të ftohtë” kryetarëve të bashkive për pastrimin nga plehrat dhe mungesën e përgjigjes për ministrisë për rininë dhe platformën e bashkëqeverisjes. Akuzat ishin të forta.

“Duhet bërë më shumë punë që të kuptohet nga të gjithë dhe të përpiqemi që të përçohet në të gjithë organizimin e partisë që të kthehet në një realitet të ri. Është një armë me një fuqi marramendëse, që PS nuk e ka luksin ta lërë varur në mur, por ta vendosë në përdorim. Duhet të ecim me bërthamat rinore, që brenda këtij viti të kemi një rrjet rinor të larmishëm, të çliruar nga të gjitha hijet e së shkuarës, të hapur, pa hyrë në luftën e vjetër të bërrylave që e pengoi për kaq vite FRESSH-in që të ngrejë kokë.

Duhet të fillojë me rrjetin e koordinatorëve për cdo bashki dhe njësi, si një rrjet komplementar. Tani duhet t’i japim një fuqi të re. Do të vazhdojmë më tutje me krijimin e kancelarisë së PS-së, duke futur figurën e një sekretari ekzekutiv në nivel qendror, të qarkut dhe bashkisë për të garantuar që jeta institucionale e partisë të jetë e dokumentuar mirë dhe që të gjitha proceset që ndërmarrim të jenë të monitoruara. Zgjedhjet vendore janë në prag.

Partia është garanci edhe për këto zgjedhje. Këto përmirësime, patjetër që partisë do i japin fuqinë për t’i përballuar me sukses, por janë edhe një bilanc, që votuesit do të bëjnë për qeverisjen vendore. Në këtë aspekt, nuk jam shumë optimist për këtë bilanc, për një pjesë jo të vogël të bashkive. Disa kryetar bashkisë, të cilët hynë në një palë zgjedhje, pa garë dhe u zgjodhën kryetarë në një ndeshje pa kundërshtarë kanë vazhduar për inerci, të qëndrojnë në krye të bashkive, a thua që kundërshatarët e komunitetit nuk ekzistojnë, po marr papastërtinë që është A-ja.

Është për të ardhur keq që një pjesë e kryetarëve të bashkive janë krah për krah me ne, me ministren e Turizmit dhe të gjithë ekipin për të garantuar që Shqipëria të mbyllë këtë kapitull turpi, një pjesë nuk janë fare të angazhuar në këtë proces dhe kjo është fatkeqësi e madhe. Sikur është fatkeqësi të shohësh që kërkesës ligjore dhe institimit të ministres së shtetit për fëmijët dhe rininë për të ngritur këshillat rinorë vendorë i janë përgjigjur vetëm 44 bashki dhe afati ka kaluar.

Nuk dua ti marr me emër, ata e dinë vetë. Dhe pyetja që u bëj është se me cfarë merreni? Si ka mundësi që nuk u interes? Cfarë do u thoni të rinjve kur të vijnë zgjedhjet, si do u dilni përpara? Është për të vendosur duart në kokë, që problemi kryesor sot i platformës së bashkëqeverisjes janë bashkitë” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit