Partia Socialiste sot mbledh Asamblenë Kombëtare në orën 10:00 në ambientet e një kompleksi në kryeqytet. Të pranishëm do të jenë anëtarë, deputetë e ministra.
Në Asamble do të ratifikohen disa nga ndryshimet statutore, e po ashtu tha se do të miratohet ndërprerja e mandatit të kryetarëve aktual të degëve të PS në 61 bashkitë e vendit dhe do të vijohet me procesin e ri.
Zgjedhja e presidentit të ri do të jetë një nga çështjet që pritet të diskutohet në asamble.
Axhenda e plotë
Ditën e Shtunë, datë 07.05.2022, ora 10:00, në mjediset e kompleksit “Xibraku” në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë. Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:
-Hapja e punimeve të Asamblesë nga Sekretari i Përgjithshëm z.Damian Gjiknuri.
-Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z.Edi RAMA.
-Sesioni organizativ
-Prezantimi i ndryshimeve në Librin e Rregullave në zbatim të Statutit të ri të miratuar në Kongresin e datës 9.04.2022.
-Propozime/shtesa në draftet e rregulloreve dhe votimi i tyre.
-Miratimi i agjendës politiko/organizative dhe plan-veprimi i strukturave deri në zgjedhjet vendore 2023.
-Prezantimi dhe miratimi i projektvendimit për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2022.
-Vendimi për plotësimin e vendeve vakante në Asamblenë Kombëtare.
-Diskutime të lira
-Mbyllja e punimeve të Asamblesë.