Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka bërë thirrje për të ndalur anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe Finlandës në Samitin e Madridit. “Do të vija veton nëse në samit do të përfaqësoheshin krerët e shteteve”, tha ai.
Deklarata duket se ka më shumë vlerë retorike, pasi Milanoviç ka shtuar se nëse vendimi në samit do të merret në nivel ambasadorësh, ai nuk është i sigurt nëse mund ta bindë ambasadorin kroat të vendosë veto.
Çështja e anëtarësimit të dy vendeve nordike në NATO ka dalë në sipërfaqe së fundmi, pasi Rusia nisi invazionin e Ukrainës.